Kosova
Hill: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të SHBA-së
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Radio Televizionin e Preshevës, pasi sërish është kthyer tema e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se kjo çështje nuk është në agjendën e SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund të jenë fatale”, theksoi ai.
Diplomati amerikan nënvizoi se askush në Uashington, në Bruksel dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç pak njerëzve që mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore.
“Ajo për të cilën duhet të brengosemi është se ky rajon i Serbisë [Lugina e Preshevës], dhe rajonet e tjera në Kosovë [pjesa veriore e Kosovës]… ne besojnë që njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar”, shtoi ambasadori Hill.
Ai ndër të tjera paralajmëroi se do të angazhohet që t’i sjellë investitorët amerikanë në Luginën e Preshevës, ndonëse potencoi se bizneset dhe kompanitë amerikane nuk e dëgjojnë fort qeverinë.
“Asgjë s’do të më kënaqte më shumë se të shihja investitorë amerikanë në këtë pjesë të Serbisë. Kjo pjesë e Serbisë ka nevojë për investime, njerëzit këtu janë shumë punëtorë dhe unë do të doja të shihja investime. Problemet politike e kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik”, tha ai.
Në këtë intervistë, veterani i diplomacisë amerikane komentoi edhe nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, duke shpresuar që sa më shumë shtete të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme, e cila erdhi si rezultat i plogështisë së Procesit të Berlinit.
“Nuk kam asnjë dyshim se Ballkani i Hapur është shumë relevant për Preshevën. Unë do të dëshiroja që sa më shumë shtete të Ballkanit t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Jemi dëshmitarë të një raporti historik mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke iu falënderuar Ballkanit të Hapur”, theksoi Hill.
Ambasadori Hill gjatë së hënës dhe së martës qëndroi për një vizitë në Luginën e Preshevës, ku takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë – Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – dhe iu premtoi se do të mundohet t’i adresojë problemet dhe kërkesat e shqiptarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













