Lajme
‘Hidraulikët’ rusë në Davos, shtrohen pyetje rreth tyre
Sipas një gazete zvicerane, dy rusë me pasaporta diplomatike të paraqitur si 'hidraulikë' u ndaluan nga policia lokale gjatë një kontrolli rutinë në Davos në gusht të vitit të kaluar

Policia kantonale e Graubündenit ndaloi të dy burrat në mes të gushtit 2019 gjatë një kontrolli rutinë të identitetit në vendin që priti mbledhjen aktuale të liderëve elitë të botës, sipas gazetës Tages Anzeiger të martën. Të paktën njëri prej tyre pretendoi se ishte ‘hidraulik’, por të dy kishin treguar pasaporta diplomatike gjatë kontrollit, shkruan e përditshmja zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Ishte e vërtetë që ne kontrolluam dy shtetas rusë në Davos dhe ata e identifikuan veten me pasaporta diplomatike, por ne nuk mund të konstatonim ndonjë arsye për t’i ndaluar ata. Ata u lejuan të shkonin”, tha një zëdhënës i policisë kantonal për Reuters, duke shtuar se policia kurrë nuk i kishte identifikuar ata si ‘hidraulikë’.
Një zëdhënës i Ambasadës ruse në Bernë e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se dy diplomatët rusë të akredituar jashtë Zvicrës ishin kontrolluar dhe lejohej të vazhdonin rrugën e tyre.
“Pasaportat diplomatike u jepen zyrtarëve të rangut të lartë, jo punëtorëve manualë”, tha ai. “Unë mendoj se kjo ishte ndoshta një shaka memece”.
Ekzistojnë spekulime që të dy rusët shkuan në Davos në mënyrë që të përgatiteshin për mbikëqyrje me rreze të gjatë të pjesëmarrësve në WEF. Shërbimi sekret ushtarak i Rusisë GRU ka qenë shumë aktiv vitet e fundit kundër objektivave zvicerane. Autoritetet zvicerane besojnë se dy spiunë rusë synuan një strukturë zvicerane të testimit të armëve kimike jashtë kryeqytetit, Bernë. Rusia dyshohet gjithashtu se qëndron pas një sulmi në internet kundër zyrave të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) në Lozanë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror këtë vit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman SAT1 Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba...
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!
-
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
-
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
-
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Çështjeve Sociale padit supermarketet për zbritje të rrejshme Ministri i Çështjeve Sociale i Austrisë padit Billa, Spar, Hofer dhe Lidl për zbritje mashtruese në...
-
Studimi: Migrantët në Austri kanë më pak qëndrime në spital, më shumë kthime
-
Ndërtimi i vendbanimeve në Austri ngadalësohet, subvencionet ulen
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri