Sport

Hidhet shorti, grup i lehtë për Zvicrën

Në Dublin të Irlandës është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian “2020”, shkruan albinfo.ch.

Zvicra D ndodhet në Grupin D, së bashku me Danimarkën, Republikën e Irlandës, Gjeorgjinë, Gjibraltarin.

Kualifikimet nisin në muajin mars deri në nëntor të vitit të ardhshëm. Dy kombëtaret e para kualifikohet direkt në Evropian.

Evropiani i vitit 2020 do të zhvillohet në 12 shtete, ku do të hapet në Roma dhe do të përmbyllet në Londër.