Lajme
Heusgen thotë se SHBA-ja mund ta lajmërojë tërheqjen e trupave nga Evropa
Heusgen paralajmëron se SHBA gati të thotë "mirupafshim" Evropës
Së fundmi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se Amerika mund të lajmërojë tërheqjen e “një pjese të madhe” të ushtarëve të stacionuar në Evropë, ka thënë diplomati Christoph Heusgen, kryesues i Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Supozoj se zëvendëspresidenti amerikan do të njoftojë tërheqjen e një pjesë të madhe të trupave amerikane nga Evropa, dhe se Evropa duhet ta marrë përsipër detyrën (për ta mbrojtur veten)”, ka thënë Heusgen për “Deutschlandfunk”.
Sa i përket paralajmërimit të presidentit Donald Trump se përfaqësuesit e Ukrainës dhe SHBA-së do të mbajnë bisedime me përfaqësues rusë, Heusgen ka theksuar se asnjë zyrtar qeveritar rus nuk është akredituar, edhe pse figura opozitare priteshin të merrnin pjesë në konferencë.
Heusgen ka shtuar se nuk mund ta përjashtojë plotësisht mundësinë e bisedimeve trepalëshe që e paralajmëroi presidenti amerikan.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











