Kosova
Hetohen disa policë të Kosovës, dyshohet se shpërndanë informata në veri të Mitrovicës
Aksionet e policisë në Mitrovicën e Veriut në disa raste rezultuan të pasuksesshme pasi pati rrjedhje të informacioneve.
Inspektorati Policor po dyshon mund të ketë zyrtarë policorë të përfshirë në shpërndarje të informatave dhe se tashmë kanë filluar hetimet për zbulimin e këtyre personave.
Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i IPK-së, tha për RTK se dyshon se për këto informacione po dalin pasi para zhvillimit të aksioneve në atë pjesë po përfshihen agjenci të ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
“Dyshojmë që ka pas rrjedhje të informacioneve për shkak se në momentin që ka arritur policia në lokacionet për të cilat ata kanë qenë të destinuar të bastisen del që informacionet kanë qenë paraprakisht të personat e dyshuar dhe nuk janë gjetur në vendin e caktuar”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Ky institucion ka marrë dritën e gjelbër nga Prokuroria e Shtetit për të filluar hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohen për shpërndarje të informacioneve.
“Ne kemi filluar disa hetime, disa autorizime prej prokurorëve që të zhvillojmë hetime në drejtim të zbulimit se kush i ka nxjerrë këto informacione. Sigurisht që mund të ketë zyrtarë të inkriminuar në rrjedhje të informacionit”, tha Hodaj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë









