Lajme

Hepatiti A po përhapet në Çeki, resortet e skijimit paralajmërojnë vizitorët

Autoritetet shëndetësore në Republikën Çeke kanë raportuar 2,375 raste dhe 28 vdekje nga hepatiti A që nga fillimi i vitit. Rajonet më të prekura janë Pragë, Karlovy Vary dhe Bohemia Qendrore, transmeton albinfo.ch.

Stacioni i njohur i skiut Boží Dar ka paralajmëruar vizitorët dhe i ka këshilluar ata të zbatojnë higjienë të rreptë: të lajë duart shpesh dhe me kujdes, të përdorin dezinfektant, dhe të shmangin ushqimin ose ujin e mundshëm të ndotur. Autoritetet shëndetësore po rrisin pastrimin e hapësirave publike dhe po informojnë bizneset për masat shtesë parandaluese.

Hepatiti A transmetohet kryesisht përmes duarve të kontaminuara, sipërfaqeve dhe ushqimit ose ujit të ndotur. Simptomat përfshijnë lodhje, nauze, dhimbje barku, temperaturë dhe, në fazat e mëvonshme, verdhëz. Shumica e të infektuarve shërohen plotësisht, por infeksioni mund të jetë i rrezikshëm për personat me probleme paraprake të mëlçisë.

Autoritetet evropiane kanë vënë re një rritje të rasteve edhe në Austri, Hungari dhe Sllovaki. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve këshillon higjienë të rreptë dhe vaksinim për udhëtarët që shkojnë në zonat e prekura.