E-Diaspora
Hendbollistët e Prishtinës u mundën edhe në Austri
Në ndeshjen kthyese të Kupës Europiane (EHF-Cup) që zhvilloi të shtunën Klubi Hendbollistik Prishtina kundër ekipit austriak Bregenz pësoi humbje 35:28
Të rinjtë e Prishtinës ndeshjen e nisën dobët e të hutuar në mbrojtje. Ende pa kaluar çereku i pjesës së parë ata ishin në një disavantazh prej 7 golash. Gjer sa sulmi pothuajse nuk funksiononte pas gabimeve të njëpasnjëshme që bënin lojtarët e Prishtinës në pasime. Gjatë gjithë pjesës së parë Bregenzi që luante me pesë profesionistë ua diktoi lojën prishtinasve duke e dezorientuar mbrojtën dhe portierin me sulme nga krahu.
Pas një pauze të kërkuar, trajneri i Prishtinës Taib Kabashi, duke parë që ekipi nuk organizohej dot, zëvendësoi njëshin e portës Arber Berisha, me dymbëdhjetëshin Daniel Dupjacanec, i cili me ndaljet që i bënte sulmit agresiv të vendasve, ktheu vetëbesimin tek lojtarët e Prishtinës.
Prishtina po sulmonte e po shënonte, ndërkohë që vendasit po tregonin shenjat e para të pasigurisë përballë portës së pakalushme të Daniel Dupjacanac. I cili jo vetëm që motivoi lojtarët për më tepër vetëbesim, por edhe dhezi fitilin brohorotës të shikuesve shqiptarë që kishin ardhur në numër të madh për ta parë Prishtinën.
Ndërkohë që loja po bëhëj më dinamike e rezultati po ngushtohej, tifozët shqiptarë po bëheshin gjithnjë e me të zhurmshëm. Dhe atë falë dy tupanëve që ua dhanë tifozët austriakë. Ky paradoks e ky gjest simpatik i vendasve, tregoi shpirtin sportiv të austriakëve. Ku për ta sporti është argëtim. Prandaj edhe mikpritja ishte tejet miqësore. Kurse lojën e ktheu në festë e brohoritje argëtuese për tifozët shqiptarë që nuk qanin më kokën fortë për rezultatin.
Dhjetë minuta para fundit të lojës Prishtina me një lojë ofensive e kundërsulme të shpejta zvogëloi diferencën në vetëm një gol. Me 28 gola kishte mbetur Bregenzi dhe Prishtina me golin e 27 të shënuar po kërkonte barazimin e entuziasmuar nga prania e me së 400 tifozëve shqiptarë. Veçmas anësori i Pishtinës, 19 vjeçari Oltion Beshiri, me pesë gola të shënuar po ndjente afërsinë e tifozëve shqiptarë, nga ku pas çdo goli kthehej e brohoriste me tifozët shqiptarë slloganin e njohur Besa-Besë…
Përkundër këndelljes e diferencës së ngushtuar, Prishtina nuk ia doli ta mbajë deri në fund nën presion Bregenzin. Në pesë minutat e fundit të lojës, vendasit e përgatitur më mirë fizikisht krijuan distancën prej shtatë golash, duke siguruar kështu kualifikimin për raundin e dytë, veçmas falë lojës së fortë dhe dhjetë golave të shënuar të lojtarit me numër dy, Lucas Mayer.
Në fund të takimit, 19-vjeçari që festonte golat afër tifozëve shqiptarë, u shpreh tepër mirënjohës për atmosferën e krijuar nga tifozët. „Unë“, tha ai, „jam edhe vetë tifozë i gjitha skuadrave të Prishtinës dhe bashkë me Plisat e përcjelli çdo ndeshje të ekipeve të Prishtinës dhe për mua të luash për Prishtinën është nder i madh“.
Ndërsa përforcimi i ri i skuadrës së Bregenzit, profesionisti nga kroacia, Filip Gavranovic, e vlerësoi lojen si shumë të mirë. „Prishtina ka një ekip të ri që luajnë mirë. Sot nuk ishte dita e tyre, por ata tregua sidomos në pjesën e dytë, ku na munduan shumë, që kanë një ekip të fortë. Në takimin e parë në Prishtinë kemi luajtur poashtu një lojë të mirë dhe mund të them se më ka pëlqyer shumë“ u shpreh ai mes tjerash për albinfon. „Na kanë pritur shumë mirë, super ka qenë atje“.
Kurse menagjeri i Prishtinës, Krenar Cela, për mediat austriake tha se ne treguam që kemi një ekip të ri i cili mund të jetë edhe i rrezikshëm, veças kur iu afruam barazimit për një gol. Djemtë luajtën shumë mirë kurse shikuesit ishin thjeshtë të mrekullueshëm.
Në fund, trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, e vlerësoi lojën të mirë. “Një lojë e shkëlqyeshme”, u shpreh ai për albinfo.ch. „Sidomos në pjesën e dytë kemi lujatur mirë. Ju e patë, djelmoshat në pjesën e parë treguan shumë respekt për kundërshtarin, i cili dihet që i ka pesë profesionist. Por prapë se prapë iu thashë djelmoshave se nuk janë shumë më të mirë se na, duhet me luftue, me luftue për Prishtinën, për Kosovën. Keni kualitet, vetëm se duhet amgazhim më i madh“. Pjesën e dytë, u shpreh ai ndërsa, kena mundur edhe ta fitojmë, por me disa gabime teknike dhe lodhja e madhe e bëri të vetën. „Ju patë se ata kishin një formacion të madh, kurse ne se kena këtë mundësi, na nevojiten mjete, na nevojiten sponzorë. Kosova lojtarë ka, vetëm s’ka mjete. Kemi nevojë për më tepër përkrahje“ u shpreh ai në fund të bisedës.
Përkundër humbjes dhe lojës agresive nga të dyja palët, lojtarët e Prishtinës u treguan „fairplayer“ duke uruar e përqafuar kundërshtarët austriakë. Kurse Enis Kabashi që u dallua me shtatë gola, u shpreh falenderues për mikpritjen e bashkatdhetarëve dhe të ekipit të Bregenzit. Për lojën tha se „ Në fakt ne këtu kemi luajtur pak më mirë se në Prishtinë“. Kurse rezultati tha ai „është real pasi që tregon se ata janë në një nivel më të lartë se ne“.
Dhe kjo u dëshmua nga ekipi i hendbollit të Bregenzit një javë më parë edhe në Prishtinë pas fitores që kishte shënuar me plus gjashtë gola dhe tani me plus shtatë, kaloi më lehtësi raundin e parë të garës për Kupën Europiane që njihet nga Federata e Hendbollit Europian si EHF-CUP, apo organizim i dytë që vjen pas pas ligës së kampionëve.
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









