Shqipëria
Helmohen 100 persona në Bulqizë
Në Bulqizë të Shqipërisë ka shkuar në 100 numri i të prekurve nga helmimi që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.
Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella, i cili ishte dhe mjek roje mbrëmë tha se fluksi ka vijuar deri në orën 1 të natës. Pas kësaj ore dhe deri tani në këto momente nuk ka, raportojnë mediat shqiptare.
Të helmuarit e paraqitur në spital me simptoma helmimi janë të moshave të ndryshme nga fëmijë deri tek te rriturit. Ndërkohë, sot pritet të dalin edhe analizat e ujit të pijshëm, përcjell albinfo.ch.
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur mbi situatën e shëndetësore të banorëve të Bulqizës pas helmimit të ujit në këtë zonë. “Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet përgjegjëse po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.
Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.
Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, ndërkohë qe ujësjellësi pret përgjigje analizash.
Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.
Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e tu thuhet se çfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.
I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetëra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.
Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet”, shkruan Çupi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











