Lajme
Heliq, baronesha që po tmerron Serbinë
Baronesha me prejardhje boshnjake dhe njëra nga shtatë baroneshat e vetme në Dhomën e Lordës, Arminka Heliq ka iniciuar rezolutë për gjenocid në KS të OKB-së
Përveç bisedimeve të vështira me Kosovën, për Serbinë është edhe një betejë e vështirë që pritet të zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atje ky shtet do të përballët me akuzën më të rëndë të luftës, atë për gjenocid që kanë kryer forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë vitit 1995.
Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, që pritet të sillet në Këshillin e Sigurimit nga Britania e Madhe. E nëse ajo kalon, atëherë Serbia dhe serbët do të identifikohen si shteti dhe kombi që kryen gjenocid, duke e bërë vetën epiqendër të imazhit më të keq të mundshëm ndërkombëtar, për shkak të autorësisë së krimeve më të rënda të mundshme të luftës, ndaj boshnjakëve myslimanë.
Mirëpo, ajo që e ka iniciuar këtë rezolutë është baronesha me prejardhje boshnjake dhe njëra nga shtatë baroneshat e vetme në Dhomën e Lordës, Arminka Heliq. Kjo e fundit di shumë për Bosnjën dhe Ballkanin, ndërsa ka qenë këshilltare e William Haguen kur ky ka qenë ministër i Jashtëm dhe kur është marrë me rajonin tonë.
Ajo i ka dhënë shumë leksione edhe Angelina Joelit kur kjo e bëri filmin e saj për luftën e Bosnjës. Për krejt këto, Heliq po llogaritet si gruaja e cila është duke e tmerruar Serbinë
Heliq ka njohuri të shumta për luftën e Bosnjës dhe masakrën e Srebrenicës, duke qenë se ka qenë e përfshirë në disa forma në këtë luftë.
Për shkak të njohurive të saj, ajo, më 1998, u angazhua nga konservativët si eksperte e Ballkanit. Më vonë arriti të shndërrohet në “njërën nga ekspertët me impresivë të politikës së jashtme në qeveri”, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të angazhimit të madh, por diskret, kryeministri David Cameron e nominoi atë për Dhomën e Lordëve. Më 2014 Heliq u emërua baroneshë (pa të drejtë trashëgimie familjare), nga mbretëresha Elizabetë, për shërbimet e shumta ndaj mbretërisë. Kjo i mundësoi asaj që me 24 nëntor 2014 të bëhet pjesë e Dhomës së Lordëve, si e treta femër myslimane që mbërrin këtu nga kampi konservativ.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












