Jeta në Zvicër
Helikopterët ushtarakë i furnizojnë me ujë gjedhet alpike
Për shkak të thatësirës së zgjatur, gjithnjë e më shumë burime uji nëpër male po kërcënojnë të thahen. Për disa ferma alpike, situata është kaq e rëndë, sa që është dashur të furnizohen me ujë përmes helikopterit
Sipas Swissmilk, një lopë gjatë ditës pi rreth 50 deri në 100 litra ujë. Disa burime nuk janë më në gjendje ta shuajnë këtë etje për shkak të thatësirës në rajonet malore. Prandaj ujërat shtesë transportohen nga kamionë tankerë ose helikopterë në livadhet alpine.
Gjatë kësaj vere, ushtria zvicerane ka fluturuar tashmë në nëntë operacione të tilla në Zvicrën lindore, ka pohuar zëdhënësja e ushtrisë Delphine Allemand, për “SDA”, përcjell Albinfo.ch.
Më i fundit ishte të premten Alp Oberbätruns midis Schänis SG dhe Weesen SG. Nga liqeni i afërm Walensee, për këtë qëllim janë marrë disa mijëra litra ujë.
Allemand ka nënvizuar se ushtria nuk i ngarkon fermerët për këto dërgesa. Fluturimet paguhen nga buxheti aktual i ushtrisë, sepse ato i shërbejnë pilotit si fluturime stërvitore.
Një mision i ushtrisë është zakonisht veprimi i fundit
Linjat private gjithashtu ofrojnë këtë shërbim. Vetëm Swiss Helicopter, që nga fillimi i korrikut ka realizuar më shumë se 20 transporte ujore nga 14 bazat e saj, thotë anëtari i bordit ekzekutiv Patrick Aegerter.
Deri më tani, kompania private ka furnizuar më shumë se 300.000 litra ujë në malet e ndryshme të Alpeve në të gjithë Zvicrën. Deri më tani, kërkesa më e lartë ka qenë në Zvicrën lindore dhe Oberland të Bernës.
Heli Linth, i cili selinë e ka në Mollis GL, ka fluturuar katër deri në pesë misione në periudhën aktuale të ngrohjes. Siç thanë drejtori menaxhues dhe shefi pilot Reto Rüesch të premten, fermat alpike janë furnizuar gjithmonë me sasi më të vogla uji, deri në 5000 litra. Se ka kaq shumë nevojë për ujë, sipas Rüesch është “e jashtëzakonshme”.
Sa i shtrenjtë është transporti ujor, varet kryesisht nga kohëzgjatja e fluturimit. Në Heli Linth, një fluturim katërminutësh i transportit kushton rreth 160 franga me një çmim në minutë prej rreth 40 frangash. Me një fluturim mund të transportohen 1000 litra ujë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











