Gruaja
Heidi Lushtaku imazh i “Clinic Lemanic Internacional”
Shpesh herë bukurinë e saj e kanë krahasuar me bukurinë e Angjelina Xholit e disa të tjerë me ish të dashurën e Kristiano Ronaldos, Irina Shyek.
Megjithatë Heidi Lushtaku qëndron me këmbë në tokë duke vazhduar me suksese të një pas njëshme. Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër është bërë shumë e kërkuar nga kompanitë e ndryshme evropiane e sidomos ato zvicerane.
Kohë më parë “albinfo.ch” pat njoftuar për kontratën që Heidi e kishte nënshkruar me shtëpinë e modës “PKZ”.
Ndërkohë tani sapo janë shfaqur edhe fotografitë e para të Heidit nga kontrata pesë vjeçare që ka nënshkruar me kliniken e bukurisë “Clinic Lemanic International”.
“Jam shumë krenare që jam fytyra e parë dhe ambasadorja ndërkombëtare e Clinic Lemanic Internacional për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Heidi për “albinfo.ch” pa dashur të tregoi shumën e kontratës.
Sukseset e vajzës nga Vushtrria tashmë janë të njohura për publikun shqiptar, zviceran dhe më gjerë. Në vitin 2013 ishte finaliste e “Miss Zvicra”, më pas ajo pati një kontratë për reklamimin e cigareve elektronike në Dubai, për të vazhduar me shumë reklama të tjera në Zvicër.
Ndërkohë talentin e saj e shfaqi edhe në muzikë dhe vallëzim. Heidi ishte pjesë e shou spektaklit televiziv në Shqipëri “Dancing with the stars Albania”, si dhe ka realizuar këngën “Put it up”.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















