Gruaja
Heidi Lushtaku, konkurrencë George Clooney-t në Nespresso
Me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste ose "ambasadore" e Nespresso-s për një vit.
Është një prej shqiptareve më të bukura, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës. Heidi Lushtaku, 24-vjeçarja me origjinë kosovare, ka prekur së fundi kulmin në karrierën e saj si modele. Shqiptarja e re nuk ka të ndalur me kontrata me kompani gjigante gjithandej, nëZvicër dhe jashtë saj.
Lushtaku kishte marrë këtyre ditëve një telefonatë nga Nespresso, kompani kjo pjesë e Nestle-s, koncernit më të madh botëror të industrisë ushqimore. Siç dihet, për kafenë e njohur nga kapsula “Nespresso” reklamon aktori i njohur Hollywoodit, George Clooney. Ndërsa me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste e Nespresso-s për një vit.
Ajo shumë shpejt do ta takojë edhe George Clooney-in, e ka bërë të ditur lajmin eksluzivisht për albinfo.ch 24-vjeçarja
„Eshtë kontrata ndërkombëtare më e madhe që kam bërë deri tani”, thotë Heidi për albinfo.ch. „Jam krenare dhe nuk e kam pritur se do të më kontaktojnë nga Nespresso. Ajo që më bën shumë krenare është se Nespresso më ka përzgjedhur mua si ambasadore për reklamen e tyre për Nespresso Gourmet”, ka deklruar Heidi Lushtaku.
Ajo nuk e ka takuar ende George Clooney-n, por modelistja shqiptare është e ftuar në çdo event të Nespresso-s dhe shumë shepejt do ta takojë aktorin e njohur të Hollywoodit.
Heidi e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”
Aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me 10 firma të ndryshme zvicerane.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












