Gruaja
Heidi Lushtaku brenda një viti me tetë kontrata disavjeçare
Nuk bëhet fjalë për modelen e njohur botërore Heidi Klum, por për modelen shqiptare që jeton në Zvicër Heidi Lushtaku. Ajo s`ka të ndalur duke firmosur kontrata të reja me firma të njohura zvicerane dhe jashtë saj. Lushtaku sapo e ka bërë edhe kontratën e re për firmën zvicerane Swiss Beaty Training.
“Po, kam lidhur kontratë. Për tri vite do të jem imazh i kësaj firme”, shprehet e lumtur Lushtaku për “albinfo.ch”.
Besoni ose jo, vetëm për një vit, ajo ka bërë 8 kontrate si imazh i firmave të njohura. “Jam imazh i Clinic Lemanic, produkteve kozmetike, La Vallee, Laurent Membrez, Hera, Swiss Training, Bhi Coiffur, Mira Esthetique, PKZ, pastaj punoj edhe me disa firma dhe magazina gjatë vitit”, tregon Heidi duke shtuar se të gjitha kontratat e saj janë disa vjeçare.
Finalistja e “Miss Zvicra 2013” e cila mori pjesë edhe në garën për vallëzim në Shqipëri “Dancing with the stars” tregon se i pëlqen të jetë një modele komerciale.
“Më pëlqejnë publicitetet televizive dhe mediatike. Natyrisht se mua më përzgjedhin për shkak se jam fytyrë e njohur publike. Të jesh modele komerciale është më e vështirë se sa të ecësh nëpër skenë”, shprehet Heidi e cila thotë se edhe në aspektin financiar këto reklama sjellin më shumë të holla. “Çdo punë në Zvicër paguhet mirë. Por, ku punon si fytyrë publike, pagesat janë shumë më të mëdha. Megjithatë, nuk është e lehtë të arrihet në atë nivel. Prej se i kam pasur 13 vjet, kam punuar si modele. Jam shumë e lumtur për arritjet e mia”.
E kur jemi te stina verore, Heidi thotë se pushimet i kalon më familjen e saj. “Për shkak të punës, gjatë tërë vitit nuk jam në shtëpi. Prandaj pushimet dëshiroj t`i kaloj me familje. Këtë vit kemi qenë me familje në Spanje dhe në Cannes”, përfundon bisedën për “albinfo.ch”.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLushtaku Heidi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Menekine
Të ngjashme

“Maxim magazine” zgjedh Heidi Lushtakun ndër 100 femrat më të bukura në Zvicër
- Hedi Lushtaku bëhet pjesë e agjencisë “Option Model”
- Heidi Lushtaku imazh i “Clinic Lemanic Internacional”
- Heidi Lushtaku reklamon edhe për “PKZ ”
- Heidi Lushtaku bëhet ambasadore e „Vox Infantis“
- Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës
- Heidi Lushtaku e sfidon veten edhe në film
- Heidi Lushtaku në jurinë e “Miss Universe Albania 2015”
- Heidi Lushtaku në kopertinën e magazinës “Dentastic”
- Heidi Lushtaku, finaliste në “Dancing with the Stars”
- Heidi Lushtaku shkëlqen në Tiranë
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
















