Lajme
Hebrenjtë e Zvicrës nderojnë Kosovën dhe shqiptarët
Të mërkurën, më 13 maj, Dr. Sali Sefa Konsull i Kosovës në Cyrih dhe Dr. Bahri Rexha përfaqësues i shoqatës Dora e Vendlindjes, në cilësinë e të ftuarve specialë morën pjesë në mbrëmjen e 110-të solemne të të deleguarve hebrenj në Zvicër – SIG që u mbajt në Bazel
Në mbrëmjen jubilare, të 110-ë, të organizuar në Bazel nga SIG (Organizata ombrellë e shoqatave hebrenje të Zvicrës) ishin të pranishëm shumë përfaqësues të shteteve, të organizatave fetare dhe shoqatave humanitare. Në mesin e tyre, edhe konsulli i Republikës se Kosovës, Dr. Sali Sefa dhe përfaqësuesi i shoqatës “Dora e Vendlindjes”, Dr. Bahri Rexha.
Temë e kësaj mbrëmje ishte bashkëjetesa në harmoni e popujve të tri besimeve të abrahamike (Judaizmit, krishterimit dhe islamit).
Në mesin e mysafirëve të shumtë (gjithsej kane marrë pjesë 350 të ftuar) kishte shumë emra të njohur nga politika dhe shoqëria zvicerane e më gjerë. Në mesin e tyre ishin edhe Elisabeth Acermann, Marie- Therese Beeler, Michel Bollag, Thomas Bornhauser, Karel Boruvka, Mirjam Cahn, Dr. Ivo Corvin, Dr.Simon Erlager, Yvone Feri,Dr.Uriel Gast, Mehmet Gücük, Michel Guttmann,Dr. Martin Hirzel, Dr.Satish Joshi, Kurirkardinal Kurt Koch,Dr. Michael Kohn, Yves Kugelmann, Philippe Levy, Dr.Ralph Lewin, Guy Morin Dr.Roger de Weck; pastaj rabinët: Yaron Nisenholz dhe David Rosen e tjerë.
Në këtë mbrëmje pati edhe një debat shumë interesant në podium në mes të Rabinit David Rosen dhe Kardinalit Kurt Koch. Ata shpjeguan për mysafirët e shumtë rreth përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t`i afruar popujt me religjione të ndryshme. Dy klerikët e lartë të përmendur janë pajtuar se ka shumë mundësi se si religjioni t`i bashkojë njerëzit. Ata përkrahnin mendimin se duke e njohur njëri tjetrin më mirë, ka mundësi të arrihet më shumë në këtë drejtim .
Apero e shtruar në fund të mbrëmjes ishte një mundësi e mirë e mysafirëve për shkëmbim të ideve dhe pikëpamjeve. Ishte një kënaqësi në këtë mbrëmje të jesh shqiptar në këtë mbrëmje. Të gjithë të pranishmit dinin për veprën humanitare të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dinin për Besën dhe për heroizmin e një populli që shpëtoi jetë njerëzish të një besimi tjetër” thonë për albinfo.ch konsulli dr. Sefa dhe përfaqësuesi i DeV, dr. Rexha.
“Ndër takimet e shumta që patëm në këtë mbrëmje, vlen të përmenden ai me Dr. Satish Josh nga India dhe z. Jacques Lande i cili na mundësoi takimin me Dr. Herbert Winter, kryetarin e SIG-ut. Në bisedë e sipër, Dr. Herbert Winter falënderoi Konsullin Dr. Salih Sefa dhe Dr. Bahri Rexhën për pjesëmarrje dhe i njoftoi ata se SIG-u ka ndihmuar popullin e Kosovës gjatë viteve 1999. Konsulli Sefa me këtë rast i bëri një ftesë dr. Winter-it që ta vizitojë Konsullatën e Kosovës në Cyrih dhe falënderoi për mikpritjen.
Konsulli Dr.Sali Sefa duke folur për albinfo.ch tha se duhen përmendur se kontaktet me komunitetin hebrenj në Cyrih po bëhen të frytshme, falë bashkatdhetarit tonë Dr. Bahri M. Rexhës dhe miqësisë që ka ai me disa familje hebrenje si familja Falkof në Cyrih dhe familja e Arie Goldschmid (Dr. Arie Goldschmid u shpall 2008 njeri i vitit për mjekësi) në Jerusalem. Pritet që në të ardhmen dy popujt tanë të bashkëpunojnë edhe më shumë, gjithnjë në të mirë të dy popujve dhe paqes në përgjithësi. “Dhe jo vetëm në kohë lufte por edhe në paqe” theksoi Dr. Rexha.
Kush është SIG-u
Federata Zvicerane e Komuniteteve hebraike (SIG) është themeluar në vitin 1904 për të mbrojtur interesat hebraike në CH dhe botë. Në SIG, si organizatë ombrellë përfshihen 17 komunitete të shpërndara në Zvicër.
Detyrat kryesore të SIG janë përfaqësimi i interesave hebrenje pranë autoriteteve federale, institucioneve publike zvicerane dhe medies, dialogu me komunitetet e tjera fetare, promovimi i njohurive rreth Judaizmit në Zvicër si dhe përfaqësimi i interesave të Zvicrës në organizatat ndërkombëtare hebraike. SIG gjithashtu koordinon dhe plotëson ngjarjet kulturore me të rinjtë dhe punën sociale të komuniteteve anëtare.
komuniteteve anëtare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













