Kosova
Haziri: Qëndresa Sadriu, shembulli i gjeneratës së tretë të bashkatdhetarëve
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Komunës Glattbrug të Zurich, njëherësh deputeten kantonale të Zurich, gjilanasen Qëndresa Sadriu.
Ai ka thënë se Sadriu është shembulli më i mirë i gjeneratës së tretë të bashkatdhetarëve duke marrë rol vendimmarrës.
“Më gëzon fakti që kjo politikane e re ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Zvicër. Qëndresa është krenaria e Gjilanit, e Kosovës dhe e bashkatdhetarëve tanë dhe po dëshmohet që gjenerata e tretë e bashkatdhetarëve ka marrë rol udhëheqës dhe vendimmarrës jo veç në sport, por edhe në politikë”, ka thënë Haziri.
E deputetja e sapozgjedhur kantonale në Cyrih, Qëndresa Sadriu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen për fitoren e saj atje.
“Për mua ka qenë një arritje shumë e madhe personale, por besoj edhe për të gjithë ne si komunitet. Faleminderit për përkrahjen e madhe kryetarit Lutfi Haziri dhe bashkatdhetarëve tanë në Zvicër e Kosovë që kanë bërë shumë për këtë fitore timen”, ka deklaruar Sadriu, njofton Komuna e Gjilanit.
Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, në mars të këtij viti, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurich, njëherësh edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













