Kosova

Haziri: Mërgimtarët tanë janë heronj të gjallë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, i ka quajtur mërgimtarët ‘’heronjë të gjallë’’, në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve ‘’Beqir Musliu’’.

Sipas Hazirit, ‘’për ne ju nuk jeni diasporë e as të huaj sepse ju jeni familje e jona dhe pjesë aktive e qytetit tonë’’, është shprehur Haziri për bashkëatdhetarët.

‘’I kemi 92 kamera të vendosura në qytet edhe pse jemi qyteti me nivelin më të madh të sigurisë, derisa gjobat pritet të bëhen online për shkelje të trafikut. Bashkatdhetarët janë heronj të gjallë për mua sepse ata janë kontribuuesit më të mëdhenj” tha Haziri derisa ka falënderuar shoqatat e ndryshme që po e rregullojnë ambientin në vendlindjet e tyre si në Pogragjë, Dobërqan e Zhegër.

Haziri tha se kontributi i mërgimtarëve në rrafshin ekonomik dhe patriotik është ende i pa vlerësuar sepse kanë kontribuar në paqe dhe stabilitet.

“Mërgata është katalizator i mirëqenies sociale. Investitorët e mërgatës ende po hezitojnë me investue në Kosovë, korrupsioni është pengesa kryesore edhe psikologjike edhe faktike. Pritet të ketë lehtësira në këtë fushë. Gjilani është ndërtuar nga dy gjenerata, por kryesisht me mjetet e diasporës. Vetëm Anamorava i ka 100 kompani nga Zvicra, dhe investoni në atdhe sepse ky është heroizëm” tha Haziri.

Ai ka kërkuar edhe që të ketë tolerime nga policia ndaj mërgimtarëve.

“Kërkoj mirëkuptim dhe tolerime nga policia ndaj mërgimtarëve, megjithatë kujdes maksimal duhet të kemi në trafik të gjitha palët sepse është në pyetje jeta e njerëzve” shtoi Haziri.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se policia është e përgatitur me logjistikë dhe personel.

“Mërgimtarët duhet të ofrojnë përvojën e tyre edhe në Kosovë. Policia po bënë fushatë vetëdijësuese për publikun. Kujdesuni për pasuritë e juaja, mos jepni të holla për lypsarët, po na shtohen rastet e vjedhjeve. Janë bashkërenduar punët institucionale në aspektin e sigurisë në trafik” tha Hashani.

Florim Maliqi mërgimtar, kërkoi që pagesat e trafikut të bëhen direkte.

Berat Rushiti mërgimtar kërkoi që të gjobitën vozitësit qofshin ata edhe mërgimtarët.

”Vërtet jemi të kënaqur me shërbimet komunale sepse ka një disiplinë në punë dhe ka një angazhim maksimal të punonjësve komunal”, kurse Shaban Terziu ka falënderuar komunën për shërbimet e mira komunale.