Kosova
Haziri: E gjithë LDK e përkrah Mustafën për kryeministër
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka siguruar mbështetjen e gjitha strukturave të partisë për të qenë edhe një herë kryeministër i Kosovës, në koalicionin e mundshëm me AAK-në dhe Nisma-AKR-në.
Kështu thotë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një përgjigje për KP, por shton se gjithçka do të varet prej Mustafës.
“Krejt strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën. Varet prej tij, a dëshiron me përsërit, sikur dy rastet e kaluara ku nuk e ka kandiduar vetën, por dikë tjetër. Mos e harroni këtë gjë”, thotë ai.
Ndonëse, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të kaluara nuk ka dërguar ende mandatarin për kryeministër, presidenti, Hashim Thaçi ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e Albin Kurtit.
Në lidhje me kë të, Haziri thotë se ata do veprojnë vetëm në bazë të rrugës kushtetuese, që sipas tij e përcakton dikush tjetër.
“Nuk varet prej LDK-së, varet prej frymës kushtetuese. Rrugën kushtetuese e përcakton dikush tjetër. Ne vetëm mundemi me konfirmuar që Isa Mustafa e ka mandatin e Këshillit të Përgjithshëm dhe organeve të LDK-së për ndërtimin e shumicës parlamentare. Nëse LVV-ja nuk e bën”, thotë ai.
I pyetur për mundësitë që gjatë ditës sotme të takohen kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me presidentin, Hashim Thaçi, Haziri u shpreh pesimist për një gjë të tillë.
Gjatë ditës djeshme , kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e mohoi mundësinë që të udhëheq qeverinë e re.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














