Kosova
Haxhiu: Nuk janë 60 mijë veteranë, por rreth 20 mijë, listat duhet të pastrohen
Lidhur me numrin e veteranëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status, përcjell albinfo.ch.
“Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por s’i kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mund sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.
“Për shkak të këtij numri të fryrë e të madh, që është bërë komplet për vota në të kaluarën, ne nuk po mund t’ua plotësojnmë nevojat reale që i kanë veteranët luftëtar. Është koha e fundit kur duhet t’i trajtojmë seriozisht dhe siç duhet ata që kanë dhënë gjithçka që Kosova sot mtë jetë e lirë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










