Kosova
Haxhiu u bën thirrje nënave gjidhënëse: Vaksinohuni sa më parë!
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka dalë me një mesazh për nënat gjidhënëse
Haxhiu ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem te to apo te foshnja.
Mesazhi i Haxhiut është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Para një muaji jam bërë nënë për herë të tretë. Ndërsa para një jave jam vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja, andaj përmes këtij mesazhi si nënë gjidhënëse ju drejtohej dhe ju bëj thirrje të gjitha nënave që kanë dyshime se a duhet të vaksinohen apo jo. Vaksinohuni sa më parë! Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka thënë ajo.
https://www.facebook.com/597689407055317/posts/2060752527415657/
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









