Sport
Haxhi Krasniqi, më 9 janar ngjitet në ring
Djaloshi nga Juniku do të boksojë në kategorinë super të mesme. Vitin e kaluar ai dështoi ta fitonte titullin e kampionit të botës në kategorinë më të rëndë
Boksieri shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi po bëhet gati për t’u kthyer sërish fuqishëm në ring. Ai është duke u përgatitur maksimalisht që të shtunën, gjegjësisht më 9 janar të përballet me kundërshtarin e tij turk me nënshtetësi gjermane Cagri Ermis, kampion i IBF të Evropës në kategorinë super te mesme.
Djaloshi nga Juniku do të boksojë në kategorinë super të mesme, meqë vitin e kaluar ai dështoi ta fitonte titullin e kampionit të botës në kategorinë më të rëndë ndaj boksierit Jurgen Brahmer.
Dueli mes Kransiqit dhe Ermis do të mbahet në Hotelin madhështor “MARITIM” në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ndeshja do të transmetohet live në SAT 1.
Ky është dueli i 49-të i Krasniqit në boksin profesionist.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












