Kosova
Hashim Thaçi dorëzon edhe një herë tjetër kërkesën për vizitë urgjente te babai
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka parashtruar një kërkesë të katërt për vizitë urgjente në Kosovë.
Dy kërkesat e tij janë aprovuar, në maj dhe shtator të vitit 2023. Kërkesa e tretë ishte ajo e 28 janarit për të ardhur urgjentisht, ndërsa më 14 shkurt, Thaçi, pas bisedave me familjarët dhe informacioneve që kishte marrë se gjendja e babait të tij ishte rënduar akoma më tepër, kishte kërkuar edhe një herë që të vijë urgjentisht në Kosovë për ta vizituar. Pavarësisht se më 14 shkurt babai i tij nuk ishte i shtrirë në spitalet e vendit, ai e kishte ripërsëritur kërkesën, transmeton albinfo.ch.
Thaçi është shprehur i gatshëm të vijë për një ditë, mirëpo, parashtresa e regjistrit që ia dërgon gjyqtares se procedurës paraprake nëse duhet t’i lejohet apo jo vizita, thotë që është e mjaftueshme video-vizita, pra video-lidhja.
Gjykata Speciale i ka refuzuar dyfish kërkesën e tretë të ish-presidentit me arsyetimin se babai i tij Haxhi Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka indikacione për përkeqësim të gjendjes ndërsa prej mbrëmjes së 26 shkurtit, 86-vjeçari është shtrirë në Neurologji për shkak të problemeve shëndetësore.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











