Kosova
Haradinaj uron qytetarët për Bajram: T’i mbajmë zemrat e pastra
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në ditën e Bajramit theksoi se kjo festë na përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj duke uruar qytetarët për këtë festë tha se kjo ditë rikujton sa e rëndësishme është që t’i mbajmë zemrat e pastra.
“Festa e Fitër Bajramit nuk është thjeshtë një festë fetare. Është një ditë që na përkujton edhe njëherë rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit. Na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastra dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.
Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata.
Me fat Fitër Bajrami!”, shkruan Haradinaj.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












