Kosova
Haradinaj thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në orën 9:00
Vetëm një orë para se të nisë seanca e jashtëzakonshme e cila është thirrur nga partitë opozitare, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë e cila ishte thirrur mbrëmjen e sotme.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se është vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e krijimit të ekipit negociator me Serbinë.
“Është kërkesë e kryeministrit që të kemi një seancë nesër në ora 9, është kërkesë legjitime e kushtetuese. Pikë e rendit të ditës do të jetë krijimi i ekipit negociator nga ana e Qeverisë së Kosovës”, tha Veseli, shkruan Albinfo.ch.
Ai gjithashtu kërkoi nga të gjitha partitë që të jenë të bashkuar dhe të përballen me Serbinë.
“Shpresoj që opozita nga nesër të reflektoj. Ne së bashku, pozitë e opozitë do të kemi ballafaqim me një shtet që i ka shkaktuar dhimbje Kosovës e që ka qenë agresor ndaj nesh. Ne duhet të jemi bashkë përballë Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në anën tjetër seancën e thirrur nga kryeministri e ka kritikuar, shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.
Sipas tij ftesa nga ana e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme është e pakuptimtë.
“Do të bisedojmë me deputetët, por nuk ka kuptim që të vijmë në ora 9, kur në ora 10 kemi mbledhje për temën e njëjtë”, tha Sedjiu.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











