Kosova
Haradinaj paralajmëron se taksa ndaj Serbisë mund të jetë e përjetshme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë për ta zgjidhur çështjen e kufirit, por për të zgjedhur çfarë marrëdhëniesh duan të kenë dy shtetet. Sipas tij, nëse Serbia vazhdon të refuzojë shtetin e Kosovës, atëherë shteti i Kosovës do të vazhdojë taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe, sipas tij, kjo taksë mund të jetë e përjetshme.
Siç raporton KosovaPress, kryeministri i vendit ka thënë se duhet të zgjidhet marrëdhënia bilaterale Kosovë-Serbi, që sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, me kufijtë, por me marrëdhënie diplomatike.
“Çka ka mbet me zgjedh me Serbinë, ka mbet me zgjedh çfarë marrëdhëniesh do të kemi, a duam të njihemi reciprokisht apo jo, nëse duam me u njoft, nënkupton me vendos marrëdhënie diplomatike, me vendos marrëdhënie tregtare, me i sqaruar çështjet e të kaluarës, të pagjeturit, dëmet e luftës, ose nëse nuk duam me u njoft reciprokisht , duam me u refuzu, refuzohemi, po atëherë nuk mundesh me shit në tregun e Kosovës, atij që ia refuzon ekzistencën nuk mundesh me ja marr tregun dhe kjo mundet me qenë e përjetshme. Pra nëse Serbia refuzon ekzistencën tonë, të cilën e kanë pranuar jo vetëm populli i Kosovës, por edhe vendet me të respektuara, si Amerika, vendet e BE-së, pse ne me ia jep tregun, na refuzon ekzistencën. Ne po kërkojmë me ecë përpara me një marrëveshje kornizë, me u ditë për çka kemi me fol, jo me na befasuar dikush”, tha Haradinaj.
Ai tha se është e rëndësishme të sqarohen marrëdhëniet me Serbinë, meqë duan që kohën më të madhe t’ua kushtojnë hapjeve të vendeve të punës dhe qeverisjes së mirë.
Këto deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri sot gjatë përurimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në KP.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










