Lajme
Haradinaj në “aksion”, fton rivalët për koalicion qeverisës
Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për koalicion qeverisës. Takimet konsultative, ipas tij, do të mbahen në Kuvendin e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga koalicionit PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma), Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, që t’i nisin konsultimet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai ka ftuar edhe subjektet rivale, Vetëvendosje dhe LDK-në për formimin e qeverisë së re.
Sipas Kushtetutës, koalicionit PAN si fitues e zgjedhjeve, ka të drejtën për formimin e Qeverisë. Në këtë segment Haradinaj ka ftuar dy partitë shqiptare, Listën Serbe dhe subjektet tjera joserbe që të bisedojnë dhe në afatin, sipas tij, sa më të shkurtë kohorë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Për të martën, Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimet konsultative, sipas tij, do të mbahen në Kuvendin e Kosovës.
“ Deri sot një jave me mund me mbajt seancën konstituive dhe pa humbur kohë të mbajmë dhe seancën për formimin e qeverisë, për votimin e qeverisë. Qëllimi është që këtë javë, nga sot deri të hënën tjetër me shfrytëzu, me i kry punët përgatitore me përmbyll marrëveshjet politike dhe me i dhanë Kosovës qeverinë në kohë rekord, ashtu siç jam deklaruar çdoherë…”, ka deklaruar Haradinaj.
Përveç me LDK dhe LVV, Haradinaj tha se do të konsultohet dhe me Listën Serbe dhe me komunitetet tjera jo serbe.
“Njëkohësisht nuk do të ndalem me fol me çdo deputet të kuvendit të zgjedhur. Tani detaje tjera nuk kam për ju. Ajo që mundem me siguru Kosovën, është që Qeverinë do ta kemi ashtu siç jemi deklaruar me kohë, në afat rekord. Pra nuk do të humbim kohë”, tha ai.
Ndërsa tha se përparësi i jep një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje dhe deputetëve që ta përkrahin formimin e Qeverisë. “Si i nominuar përparësi i japë një koalicioni sa më të gjerë, me subjektet politike. Kuptohet duke i bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të kuvendit të Kosovës, që të përkrahin qeverinë që iu propozojmë”, tha ai.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit me çka është hapur mundësia që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











