Kosova
Haradinaj: Më 5 nëntor besoj do të marrim lajmin nga Presidentja për shpërbërjen e Parlamentit
Haradinaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme, 7 dhjetori mund të jetë data e tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Në prononcimin e tij para mediave, Haradinaj tha se presidentja i ka informuar për hapat kushtetues që pritet të ndërmerren, duke theksuar se afati për shpërbërjen e Kuvendit përfundon më 5 nëntor.
“Presidentja kërkoi nga ne që të sqarojmë nëse ekziston shumica parlamentare për formimin e qeverisë, sikurse që kërkoi të gjendet një zgjidhje e përkohshme për Buxhetin dhe për Fondet e BE-së. Në realitetin e tashëm, po shkojmë drejt zgjedhjeve parlamentare,” tha Haradinaj.
Ai theksoi se shpërbërja e Kuvendit është tashmë e pashmangshme dhe se caktimi i datës për zgjedhjet e reja duhet të bëhet sa më shpejt.
“Presidentja ka afat deri më 5 nëntor, afat kushtetues, kur besoj se do ta marrim edhe lajmin për shpërbërjen e parlamentit. Do të ishte në interes të Kosovës të caktohet data sa më herët – data 7 dhjetor do të ishte një opsion i mirë,” shtoi Haradinaj.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve sa më shpejt është në interes të stabilitetit politik dhe institucional të vendit.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










