Kosova
Haradinaj komenton deklaratat e Pal Lekajt për ambasadorin zviceran
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ministrit Pal Lekaj ku tha se deklaratat e tij janë të pamençura dhe më mirë duhet t’i shikojë punët në infrastrukturë.
Ai tha se ka respekt për Zvicrën dhe ambasadorin, raporton Ekonomia Online.
“Nuk është e mençur nga Lekaj mu kyç në këtë debat, ai duhet t’i shikoj punët e tij në infrastrukturë, debati për veteran është i kontaminuar dhe jam në dijeni se deklarata e Lekajt ka qenë në kontekst tjetër që ka linjë ky keqkuptim dhe këtë ia shpjeguar ambasadorit dhe mua”, deklaroi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj tha se që nga vënia e taksës në Kosovë ka rritje të vendeve të punës dhe tha se të punësuarit nuk janë vetëm të AAK, në 100 mund të jenë 10.
“Në ata që hyjnë në punë mund të ndodhë nga 100 me qenë 10 të AAK-së, nuk janë vetëm ata që hyjnë në punë, vendet e punës nuk do t’i nxë qeveria, por krijohen. Ka rritje në vazhdimësi dhe ka numër të madh të punësuar e sidomos tash taksës është rrit ne i të punësuarve në ekonominë vendore”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














