Kosova
Haradinaj: Është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve
Dje Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësorë dhe policëve si dhe për skemat pensionale, përcjell albinfo.ch.
“Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që të gjitha pensionet nën 100 euro, do të bëhet 100 euro”, ka deklaruar Murati para gazetarëve.
Menjëherë pas këtij vendimi, pati reagime të opozitës.
Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzor këtë vendim të Qeverisë, pasi, sipas tij, nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.
“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në janar të këtij viti ish-qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.
Pra, shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit.
Tani e tutje, kjo kategori e pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro, nga 120 sa kanë marrë paraprakisht.
Ministri Murati në konferencë ka thënë se disa pensionistë që kanë pensionin 90 euro do të marrin 100 euro, ndërsa ka edhe të tjerë që kanë pensione 75 euro, e që edhe ata do të marrin 100 euro.
Mirëpo ministri ka sqaruar se ata që kanë pensione mbi 100 euro nuk do të ketë shtesa për shkak të mundësive buxhetore.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













