Kosova
Haradinaj e Nimsa i kundërpërgjigjen presidentit
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka komentuar pyetjen e presidentit Hashim Thaçi i cili një ditë më parë nga Paris ka thënë se Qeveria duhet të tregojë nëse i ka votat.
Pas përfundimit të shënimit të ceremonisë së 100- vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Haradinaj ka thënë se presidenti duhet ta respektojë mandatin e tij.
“Janë pushtete të ndara, besoj që presidenti duhet ta respektojë këtë”, ka thënë ai. Por Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas, Bilall Sherifi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi bashkë me Listën Serbe po kërkon një qeveri të re që mbështetë projektin për korrigjim të kufirit.
Sipas tij, Thaçi do të dështojë që të sjell në krye të Qeverisë së Kosovës njerëz që do ta mbështesnin atë në këtë rrugë.
“Qëndrimet e ndryshme të Hashim Thaçit për veprimet e njëjta të Listës Serbe nuk kanë shpjegim tjetër pos përpjekje për të detyruar qeverinë që ta mbështetë aventurën e tij të rrezikshme të korigjimit të kufijve! Kam bindjen e plotë se do të dështojnë të gjitha përpjekjet e Hashim Thaçit që së bashku me Listën Serbe të sjell në krye të institucionit të qeverisë së Kosovës njerëz që do ta mbështesin projektin për korrigjim të kufirit!”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










