Kosova
Haradinaj: Do të përballem në gjyq me Edi Ramën
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në televizionin T7 se do të përballet në gjyq me kryeministrin e shtetit shqiptar, Edi Rama.
Kjo pasi ky i fundit ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje lidhur me pretendimet e Haradinajt se ai (Rama), presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin planifikuar për të vjedhur 10 miliardë euro pasuri të Kosovës.
“E kam vëlla Edi Ramën. Unë kam qenë kundër ndarjes së Kosovës dhe jam ende, dhe jam kundër të gjitha presioneve që janë bërë ku ka marrë pjesë edhe Edi Rama, edhe Hashim Thaçi. Kjo ndarje do të na sillte dëme të pakthyeshme dhe të gjitha rezervat e Trepçës. Unë do të përballem me të në gjyq, edhe nëse nuk do të jetë më kryeministër, por do të përballem me të”, ka thënë Haradinaj, shkruan kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur më asnjë takim me Edi Ramën që nga Samiti i Berlinit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha të enjten në mbrëmje se synon të fillojë veprime juridike kundër kryeministrit të dorëhequr të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












