CH-Ballkani
Haraçi online
Duke kërkuar mundësimin e pagesës online të sigurimeve të automjeteve, Ministri i Diasporës kërkon në fakt nga Byroja modernizimin e haraçit që bashkëkombësit e paguajnë me dekada ndaj "sigurimeve" në fjalë

Mësuam se ministri kosovar i Diasporës kërkoi sot nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve që bashkatdhetarëve kosovarë t’u bëhet e mundur t`i kryejnë pagesat online për sigurimet e automjeteve, me qëllim që të eliminohen pritjet e gjata gjatë ardhjes së tyre në kufi.
Me fjalë tjera, Ministri i Diasporës kërkon t’u mundësohet bashkëkombësve që të modernizohet Haraçi për «sigurimet» ndaj shqiptarëve të diasporës, që me dekada po e bartin këtë barrë. Shkaku zyrtar është empatia për pritjet e gjata, por edhe ai i anarkisë që krijohet në kufi si pasojë e kësaj pagese obligative absurde.
Edhe pse përmes këtij aksioni ndoshta gjen shprehje vullneti i mirë i Ministrit, kjo situatë reflekton pafuqinë e tij karshi një rrjeti politiko-mafioz që rrjep, haptazi, diasporën shqiptare, dhe të cilën e gënjen, para çdo sezoni veror, se kinse janë duke negociuar me byronë e sigurimeve evropiane.
Çdo vjet servohet e njëjta supë për ta shpjeguar shtyrjen, se kinse mospranimi në OKB e pengon këtë proces të zgjerimit të polisave të sigurimit edhe në Kosovë. Si është e mundur Kosova të anëtorësohet në të gjitha organizmat ndërkombëtarë e të mos bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër ?
Si është e mundur që sigurimet më performante në botë, veçanërisht ato zvicerane, të mos vlejnë në një vend të varfër dhe të pazhvilluar siç është Kosova? Po edhe sikur të ishte i vërtetë ky fakt i mosantërësisë në Byronë e sigurimeve, asgjë nuk do ta kishte penguar që këto marrëveshje për sigurimet e automjeteve të mërgatës të kryhen në rrugë bilaterale, mes strukturave respektive që i përfaqësojnë sigurimet në shtetet ku diaspora kosovare është më e numërt.
Pse nuk është arritur kjo deri më tani? Përgjigja është më se e qartë, sepse çdo sezon veror mbush paturpshëmn xhepat e korporatave ku gershetohen interesa të ngushtë mes mafies, «sigurimeve» dhe vendimmarrësve kosovarë. Dikush përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë fonde të majme nga kjo situatë. Veç kësaj, të ashtuquajturat «polisa të sigurimeve» në Kosovë kurrë nuk e mbulojnë vlerën efektive të veturave të diasporës në rast lëndimi apo dëmtimi. Shumë raste të bashkëkombësve që kanë pësuar aksidente e dëshmojnë këtë.
Faji për këtë situate nuk qëndron vetëm tek këto qarqe të shpërlara, por edhe tek paaftësia e diasporës shqiptare që t`i mbrojë denjësisht të drejtat e saj karshi establishmentit politik kosovar në pushtet, i cili vazhdon të tregohet i verbër dhe mosmirënjohës për rolin efektiv të mërgatës në zbutjen e varfërisë dhe në zhvillimin e ekonomisë kosovare.
Deri më tani, zhurma që e kemi krijuar ne si platformë, por edhe presionin që filluan ta ushtrojnë disa struktura të shqiptarëve në Zvicër prodhuan ca efekte, respektivisht ndikuan në reduktimin e kostos të haraçit në fjalë. Por këto janë gjysmë-masa, përderisa kjo problematikë nuk zgjidhet në mënyrë të organizuar dhe institucionale me shtytje të përfaqësuesve të mërgatës.
Askush nuk i përfill interesat e mërgatës në Kosovë, dhe kjo e fundit duhet të mobilizohet për të hapur debate në opinion në vendet ku jeton, sikurse në atë zviceran dhe më gjerë, me qëllim që të ushtrohet trysni serioze ndaj atyre që i tërheqin penjtë e sigurimeve në Kosovë. Përndryshe, kënga e haraçit do të vazhdojë ende me vite. Ndoshta në ardhmen do të mundemi t’i paguajmë taksat kufitare online nëpërmjet ndonjë aplikacioni të smart telefonit mobil.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve