Kosova
Hapja e Urës së Ibrit: Trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është temë që duhet të trajtohet me seriozitet, ndërsa u shpreh se forcimi i sovranitetit pa rritur rrezikun është strategjia më frytdhënëse e ekzekutivit.
Gërvalla në lidhje me këtë temë ka paralajmëruar hapa pozitivë, ndërsa ka thënë që janë të vetëdijshëm se nuk duhet të rrezikojnë sigurinë e vendit, transmeton albinfo.ch.
Ajo nuk ka treguar kur qeveria do të marrë veprime për hapjen e urës, pasi thotë se në momentin kur do të ketë lëvizje, qytetarët do t’i shohin.
“Edhe tema e urës edhe tema të tjera janë tema që duhet të trajtuar me seriozitet nga institucionet tona si nga ato lokale, ashtu edhe ato qendrore. Strategjia e kësaj qeverie në forcimin e sovranitetit pa rritur rrezikun është strategjia më frytdhënëse që kemi parë gjatë 25 vjetëve të fundit. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë hapa pozitivë, ndërkohë jemi shumë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojmë territorin tonë, qytetarët dhe institucionet tona të sigurisë… Në momentin që do të ketë lëvizje, ju do të jeni dëshmitarë të lëvizjeve dhe do t’i shihni”, ka thënë ajo për KosovaPress.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se hapjen e urës së Ibrit e konsideron të nevojshme, ndërsa ka ngritur dyshime se ky veprim po bëhet për agjenda elektorale. Tutje, pavarësisht të gjithave, ai ka thënë se kërkohet koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapjen e urës.
“Kur qeveria merr një veprim, pyetja e parë që shtrohet është për çka po e marrim këtë veprim. Cili është qëllimi? A është qëllimi para zgjedhjeve me i tregua popullit që po i bëjmë do veprime në veri, pasi s’ka bërë asgjë. Apo me të vërtetë është qëllimi me forcua integritetin dhe sovranitetin tonë në atë pjesë. Për me bërë këtë pjesë duhet me pas një bashkëpunim dhe bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht…Ura duhet të hapet mirëpo kur të hapet ura shteti nuk guxon të kthehet prapa. Unë nuk e kam problemin e hapjes së urës pasi duhet të hapet. Duhet me na ndihmua Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të tjera që të hapet ura. Por unë kam problemin se këta marrin vendim për targa pastaj kthehen, marrin vendim për zgjedhje pastaj i organizojnë prapë. Unë e kam problem se me bërë me hap urën dhe me dal KFOR-i me thënë se s’bën me kalua andej, ku po mbet sovranitetin dhe integriteti”, u shpreh ai.
Ndryshe, hapja e urës së Ibrit ishte paraparë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 në Bruksel, ndërkaq ura vazhdon të jetë e mbyllur për veturat.
Nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se nuk është momenti që ura të hapet për shkaqe të sigurisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










