Shkurt.ch
Hapi sytë karshi blerjes nëpërmjet internetit
Policia federale fedpol prosit qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet e shitblerjes në internet. Nga 29 qershor deri më 3 korrik do të zhvillohet java e veprimit me moton "Hapni sytë tuaj!
Mos u bëni peng i pazareve të lira! Java e Veprimit kundër blerjes të mallrave të falsifikuara, me këshilla për vëmendjen e konsumatorëve.
Hapni sytë tuaj! Për një javë, njësia e Koordinimit për luftën kundër krimit në internet (SCOCI) i fedpol-it dhe organizata STOP PIRATËRISË ofron këshilla për vëmendjen e konsumatorëve, me qëllim për t’i ndihmuar ata që të zbulojnë nëse kanë të bëjnë me mallra të dyshimta që shitën në rrjetet dixhitale. Nga 29 qershor deri më 3 korrik do të zhvillohet java e veprimit me moton “Hapni sytë tuaj!
“Shpejt të blej një palë syze dielli në afrimin e pushimeve të verës”, thotë Luiza. Një kërkim në Google me fjalët kyç “syze dielli të lira të markave”, e drejton menjëherë për një faqe me oferta shumë më të lira se në treg. Dyqani virtual ofron një përzgjedhje të gjerë të modeleve aktuale me çmime konkurruese. Sa i përket modelit që ka përzgjedhur Luiza, faqja e internetit tregon se ka mbetur vetëm edhe një model i tillë, prandaj mos ngurroni, porositni menjëherë! Pas disa ditësh, Luiza merr një letër nga shërbimi doganor. Paketa me prejardhje nga Kina përmban syza të cilat dyshohet të jenë me markë të falsifikuar. Luiza kontakton menjëherë operatorin e dyqanit on line për të protestuar, por nuk merr asnjë përgjigje. Kështu që humb paratë si dhe syzet.
Hakerët janë gjithnjë e më shumë duke përdorur internetin për të shitur prodhimet e tyre. Qoftë nëpërmjet faqeve komerciale të krijuara për këtë rast, apo platformave online të tregtisë, interneti njihet tashmë si një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së mallrave të falsifikuara. Edhe pse ofertat e tilla janë joshëse, ato duhet shikuar me skepticizëm. Prapa pamjes serioze të këtyre faqeve komerciale që pretendojnë “zbritje” të produkteve me markë mund të fshihen grupe kriminale. Prandaj, kujdesi është i nevojshme prej momentit kur mallrat shiten me çmime shumë më të ulëta se ato në treg. Në shumicën e rasteve këto mallra janë të falsifikuara, nganjëherë këto mallra nuk vijnë kurrë. Dhe më e keqja, këto grupe me kriminelë mbajnë informata të ndjeshme, të tilla si të dhënat e kartës bankare etj.
SCOCI dhe STOP PIRATËRISË do të informojnë gjatë gjithë javës në lidhje me mekanizmat që fshihen prapa fenomenit të falsifikimit të mallrave në internet. Ato do të demonstrojnë rreziqet për konsumatorët kur bëjnë pazar me aktorë të tillë, si dhe do t’ iu japin disa këshilla për të zbuluar nëse këto oferta mund të besohen në internet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












