Zhvillim
Hapet tuneli i Kërrabës
Kryeministri Sali Berisha tha se për qytetarët e Elbasanit, Korçës, Gramshit, Kolonjës, Pogradecit, Librazhdit, por edhe për Tetovën e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj për një orë
Rruga nga Shkupi për në Tiranë do të shkurtohet së paku për një orë, pas hapjes së tunelit të Kërrabës me gjatësi 2.2 kilometra, i cili iu mundëson qytetarëve që ta shmangin Qafën e Kërrabës në një distancë rreth 30 kilometra, në rrugën Elbasan-Tiranë. Ky tunel është ndërtuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i shoqëruar nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi kanë inspektuar punimet në tunelin e Kërrabës, pjesë e autostradës Tiranë – Elbasan.
Duke vlerësuar këtë projekt madhor, Berisha tha se, ndërtimi i këtij tuneli është realizimi i ëndrrës shekullore të qytetarëve të Elbasanit, Tiranës dhe gjithë pjesës jug – lindore të Shqipërisë, të cilët përfitojnë nga ndërtimi i këtij tuneli në shkurtimin e distancës me kryeqytetin.
“Një ëndërr shekullore e qytetarëve të Elbasanit u bë e vërtetë. Tuneli i Kërrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, është në rifiniturat e fundit. Një kryevepër! Tuneli më i bukur që kemi ndërtuar… Për qytetarët e Elbasanit, Korçës, Gramshit, Kolonjës, Pogradecit, Librazhdit por edhe për Tetovën e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj 1 orë”, tha Berisha, raportojnë mediet shqiptare.
Kryeministri shqiptar tha se tash radhën e ka ndërtimi i tunelit të Qaf – Murrizit në rrugën e Arbrit. “Ne mbajmë premtimet tona”, theksoi Berisha, sipas të cilit, tuneli i Kërrabës i plotëson standardet më të larta evropiane të sigurisë, të përshtatshmërisë dhe të ndriçimit.
Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria në këtë mënyrë bëhet vendi i parë që ndërton segmentin më të vështirë në territorin e saj, të Korridorit 8.
Rruga Tiranë-Elbasan është parashikuar të kushtojë rreth 204 milionë dollarë , ndërsa rreth 100 milionë dollarë ka kushtuar vetëm tuneli i Kërrabës. Investimi në këtë autostrade është kryesisht i qeverisë shqiptare i ndihmuar edhe nga Banka Islamike për Zhvillim.
Tuneli i Kërrabës ka një gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Tuneli ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit te Elbasanit. Tenderin për ndërtimin e këtij tuneli dhe rrugës Elbasan-Tiranë e ka fituar një kompani greke dhe një kuvajtiane.
Deri tani janë realizuar 90 % e punimeve fizike për tunelin ndërsa për rrugën janë realizuar 47% e punimeve. Kjo rrugë shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, e cila në përfundim të saj mund të përshkohet për 18 minuta.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












