Lajme
Hapet shkolla shqipe në Wittenbach të Zvicrës
Një ngjarje me rëndësi për komunitetin shqiptar në Wittenbach u shënua këtë javë me hapjen e një pike të re të “Shkollës Shqipe”, një iniciativë e pritur me padurim nga prindërit dhe fëmijët e zonës.
Hapja e shkollës ndodhi pak para 28 Nëntorit, duke i dhënë fëmijëve mundësinë të nisin mësimin e gjuhës shqipe për herë të parë, transmeton albinfo.ch.
Mësuesja Artjola Ferizi, me përvojë të gjatë në arsim, priti nxënësit duke u siguruar që gjithçka të ishte gati për ditën e parë: tekstet mësimore, materialet dhe një atmosferë mikpritëse, ku fëmijët ndihen si në shtëpi. Libri dhe abetarët e përdorur u siguruan falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.
Në orën e parë morën pjesë fëmijët Dauti, Asja, Elina, Eljona, Ameli, Medini, Luani dhe Drini. Fytyrat e tyre të buzëqeshura mbushën klasën me energji dhe kuriozitet për të mësuar mbi gjuhën dhe kulturën e tyre.
Ky hap tregon vendosmërinë e komunitetit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kulturor dhe për t’ua transmetuar brezit të ri si vlerë të patjetërsueshme. Shkolla Shqipe në Wittenbach i fton të gjithë prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në këtë rrugëtim të dijes dhe identitetit.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











