Lajme
Hapet shkolla e parë shqipe në Dublin
Gjuha shqipe gjen shtëpi të re në Irlandë, hapet shkolla e parë në Dublin
Komuniteti shqiptar në Irlandë shënoi një moment historik me hapjen e shkollës së parë shqipe në Dublin, nismë e Albanian Book Lovers Club dhe themeluar nga zonjat Liljana Picari dhe Arjana Rama, transmeton albinfo.ch.
Shkolla nisi aktivitetin më 21 shtator 2025 në Blanchardstown Library, Dublin 15, ku morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në mungesë të tij fizike, ambasadori i Shqipërisë në Irlandë, Sh.T.Z. Uran Ferizi, përshëndeti përmes një mesazhi zyrtar dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës me paketa mësimore.
Nxënësit e parë zhvilluan mësime mbi alfabetin shqip, flamurin kombëtar dhe historinë e shkollës së parë shqipe në Korçë. Mësimi u bazua në materiale nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe paketa të tjera nga Ambasada në Londër.
Kjo shkollë konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












