Lajme
Hapet sezoni i parë i vogël i skijimit në Zvicër
Teleferikët e parë hapen, sezoni i skijimit nisi këtë fundjavë
Falë reshjeve të shumta të borës dhe temperaturave nën zero, disa prej skilitave të vegjël në zonat më të ulëta të Zvicrës kanë hapur sot sezonin. Operatorët kanë përgatitur pistat dhe kanë vënë në funksion teleferikët, duke i ofruar sportistëve të parë mundësinë për të shijuar dimrin që në fundjavë, përcjell albinfo.ch.
Ku mund të skijoni që tani
Gonten AI – Skilifti Alpsteinblick
Që nga ora 9 e mëngjesit, skitë po rrëshqasin në pistat e përgatitura mirë.
Lartësia e stacionit të poshtëm: 900 m
Gjatësia e liftit: 1000 m
Lartësia e stacionit të sipërm: 1190 m
Pista vlerësohet e mirë dhe e kalueshme.
Bollisweid – Lift praktikimi
Pista është përgatitur herët në mëngjes nga Markus Rusch, ndërsa restoranti pranë stacionit ofron kafe dhe ushqime të ngrohta si patate të skuqura, hot-dog, supë elbi dhe suxhuk.
Oberägeri ZG – Skilifti Raten
Nis funksionimin në orën 10:00 në 1050 m mbi nivelin e detit.
“Sezoni hapet – bora është këtu!”, shkruajnë operatorët.
Lifti punon deri në 16:15; kiosku hapet nga 11:30.
Degersheim SG – Ponylift & Skilift Fuchsacker
Sot hapen dy lifte: ponylift (140 m) dhe skilifti kryesor (670 m).
Remise-Beizli pranë stacionit të poshtëm është i hapur. Për nesër, e diela, parashikohet po ashtu funksionim normal dhe pistat vlerësohen të mira.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













