Kosova
Hapet qendra e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë
Qendra e votimit me numër 1912e në Fakultetin e Edukimit, e cila është zhvendosur nga qendra 1 Tetori, ka hapur dyert për votim. Një minutë pas hapjes ka votuar edhe qytetari i parë, ndërkohë që të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë 4 mijë e 293 qytetarë.
Menaxherja e qendrës, Vlora Ahmeti bëri të ditur se janë pajisur me të gjithë materialin e nevojshëm. Ndërkohë që nuk pranoi të deklarohet para kamerës pasi që tha se nuk janë të autorizuar.
Ahmeti tha se në këtë qendër janë pesë vendvotime.
Të gjithë votuesit të cilët kanë votuar në sallën 1 Tetori, në këto zgjedhje do të votojnë në këtë qendër që ndodhet në Fakultetin e Edukimit, meqë 1 Tetori shfrytëzohet për vaksinim.
Të drejtë vote në gjithë Kosovën kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












