Shkurt.ch
Hapet qendra e re Federale e Azilit në Menzingen

Sot në Menzingen (Kantoni Zug), Zyra Federale për Migracion (SEM) ka hapur një qendër të re strehimi në nivel nacional për azilkërkuesit. Qendra ka një kapacitet prej maksimalisht 120 shtretërish dhe do te jetë në shfrytëzim të përkohshëm gjatë tri viteve në vijim.
SEM ka lidhur marrëveshje me komunën Menzingen, Kantonin Zug dhe Departamentin Fedral të Mbrojtjes për të shfrytëzuar qendrën e stërvitjeve “Gubel” për tri vitet e ardhshme. Që nga rishikimi i Ligjit mbi Azilin federata ka të drejtë që të shfrytëzojë për strehimin e azilkërkuesve objektet e veta për një periudhë deri 3 vjeçare.
Hapja e qendrave të reja në nivel vendi kontribuon në shpejtimin e procedurave të azilit.
Në Menzingen do të jetë Organizata e Azilit e Kantonit Zug (AOZ) ajo që do të kujdeset për strehimin e azilkërkuesve dhe për funksionimin e qendrës ndërsa Securitas AG për sigurinë.
Sikurse edhe në qendrat tjera nacionale, edhe në Menzingen, kantoni mikpritjes, në këtë rast Zug-u do të marrë kompensimin në një shumë të caktuar, thuhet në komunikatën e SEM.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor