Jeta në Zvicër
Hapet qendra e re federale e azilit në kantonin Schwyz
Në kuadrin e ristrukturimit të fushës së azilit në regjionin e Zvicrës Qendrore dhe Jugore do të ngrihen dy qendra me gjithsej 690 vende për strehim

Një qendër e re federale e azilit për regjionin e Zvicrës qendrore dhe jugore do të hapet vitin e ardhshëm në kantonin Shwyz. Vendimin për këtë e ka marrë Këshilli Federal, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në një komunikatë shtypi të publikuar sot.
Në qendër do të ketë vend për strehimin e 340 azilkërkuesve.
Qendra në fjalë hapet në lokalitetin Sewen-Schwyz në komunën Schwyz. Kjo hapësirë është në pronësi të federatës dhe deri në muajin shtator të vitit 2015 ka shërbyer si vendqëndrim i policisë ushtarake. Pas hulumtimit të mundësive për hapjen e një qendre në regjion, autoritetet kanë ardhur në përfundim se ky areal është më i qëlluari për këtë destinim, thuhet në komunikatën e SEM-it.
Në kuadrin e ristrukturimit të fushës së azilit në regjionin e Zvicrës Qendrore dhe Jugore do të ngrihen dy qendra me gjithsej 690 vende për strehim. Kantonet në Zvicrën qendrore dhe jugore janë të një mendimi për ndërtimin e një qendre në këtë regjion për pranimin dhe për përcjelljen e azilkërkuesve në vendet prej nga kanë ardhur. Në këtë kuptim areali në Seewen-Schwyz është dëshmuar si më i përshtatshmi nga shumë aspekte, përfshirë atë financiar, planimetrik etj.
Objektiv i ristrukturimit të fushës së azilit është shpejtimi i procedurave në përgjithësi ashtu që në të ardhmen rreh 60 për qind e të gjitha procedurave të përmbyllen brenda qendrave federale. Nje qendër e tillë mundëson riatdhesimin e drejtpërdrejtë të azilkërkuese në vendet e prejardhjes.
Autoritetet federale, duke pasur parasysh gjendjen e tendosur në fushë të azilit shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së qendrës në një hapësirë të përkohshme në arealin Wintersried, ku do të përdoreshn sallat ekzistuese. Federata do ta marrë në shfrytëzim vetëm një pjesë nga ky areal ndërsa pjesa tjetër, më e madhe, mbetet në shfrytëzim të mëtejmë të ushtrisë.
Në mes të qeverisë dhe komunës Schwyz po punohet në një marrëveshje që do të rregullojë veç tjerash përkujdesjen dhe angazhimin e azilkërkuesve si dhe shërbimet e sigurimit. Si kompensim nga federata, në të ardhmen kantoneve përkatëse do t`u ndahen më pak azilkërkues në kuadrin e kuotave të rregullta kantonale. Kjo pritet të shkarkojë kantonet nga barra e integrimit të azilkërkuesve me pranim të përkohshëm dhe refugjatëve. Nga ana tjetër, kantoni i Schwyz-it do të detyrohet që komunës me të njëjtin emër t`ia përcjellë kompensimin e fituar nga federata dhe të mos i sjellë azilkërkues të rinj.
Ndërtimi i qendrës së re federale kërkon investime prej më shumë se 30 milionë frangash, nga të cilat do të përfitojë edhe ekonomia lokale dhe ajo regjionale. Po ashtu me vënien në funksion të qendrës do të krijohen edhe 40 vende të reja të punës me normë të plotë në përkudjesje dhe sigurim, thuhet në fund të komunikatës së SEM.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare