Kosova
Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Në Bienalen e Venecias, në Itali, është hapur Pavijoni i Kosovës, shkruan albinfo.ch. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme në botë, Kosova po prezentohet me projektin e artistit Alban Gashi, i cili me këtë projekt, ndër të tjera, po paraqet në Venecie të kaluarën e shqiptarëve të Kosovës.
Përmes një postimi, ministri Gashi ka thënë se artisti Alban Gashi, komisionerja Arta Agani dhe ekipi punues kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta paraqitur Kosovën në mënyrë sa më të dinjitetshme.
“Jam shumë i lumtur që Kosova artistët i ka ambasadorët më të mirë, të cilët po e promovojnë shtetin tonë gjithandej botës. Si ministër jam në mbështetje të plotë të artistëve tanë dhe projekteve kulturore, të cilat tashmë janë prezente në shumë ngjarje me renome botërore”, është shprehur Gashi.
Bienalja e Venecias do të qëndorojë e hapur deri më 24 nëntor të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















