Bota
Hapet pas restaurimit xhamia 650-vjeçare prej druri
E braktisur për disa dekada, një xhami 650-vjeçare e ndërtuar prej druri, këto ditë është restauruar dhe tashmë ndodhet përsëri në shërbim të besimtarëve, por edhe të turistëve të shumtë, të cilët vizitojnë këtë zonë që ndodhet pranë Detit të Zi të Turqisë.
Xhamia e fshatit Ordu, e ndërtuar 650 vjet më parë gjatë sundimit të fisit Selçuk, u la në harresë atëherë kur banorët e fshatit ndërtuan një xhami nga betoni 30 vjet më parë.
Xhamia shekullore ka një karakteristikë të veçantë, sepse gjatë ndërtimit nuk është përdorur asnjë gozhdë, transmeton albinfo.ch
E restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë, në bashkëpunim me Komunën Çarshamba, xhamia tashmë është e hapur për lutjet, por edhe për vizitorët. Kryetari i Komunës, Huseyin Dundar, tha se kjo xhami shërben si një model i akrikekturës prej druri, një karakteristikë e arkitekturës turko-islame.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












