Lajme
Hapet panairi “EXPOKOS 2014”
Panairi EXPOKOS është panair i risive dhe se edhe sivjet, sipas organizatorit, prezantohen kompani dhe produkte moderne shumë të vlefshme për tregun kosovar
Kompanitë e huaja nuk duhet ta shohin Kosovën vetëm si treg, por edhe si mundësi për investime dhe se për këtë ka mjaft potencial këtu. Kështu deklaroi kryetari komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në hapjen e panairit ndërkombëtar “EXPOKOS 2014”.
“Ky panair i shërben përforcimit të bashkëpunimit në mes kompanive nga Kosova me ato të huaja”, deklaroi mes tjerash Ahmeti, i cili i uroi të gjitha firmat për pjesëmarrjen e tyre në panair, ndërsa shprehu gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për mbështetjen e organizimeve të tilla.
Edhe ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija falënderoi organizatorët për ftesën bërë kompanive nga Kroacia për të marrë pjesë në panair. Ai shtoi se “Kroacia po merr pjesë këtu tradicionalisht, këtë vit kemi 7 kompani prezente që vijnë nga ato degë të ekonomisë që janë shumë të rëndësishme për Kosovën”.
Në cilësinë e organizatorit të panairit, Bekim Xhafa tha se panairi EXPOKOS është panair i risive dhe se edhe sivjet prezantohen kompani dhe produkte moderne shumë të vlefshme për tregun e Kosovës dha rajonit.
Ai ftoi vizitorët që ta vizitojnë panairin EXPOKOS dhe njëkohësisht të marrin pjesë në seminaret dhe prezantimet të cilat do të fillojnë në ditën e dytë të panairit.
Përveç kompanive individuale, në panair po marrin pjesë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike e Kroacisë, Oda Ekonomike Britaneze, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Agjencia Hungarez për Promovimin e Eksportit (HITA), etj. Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën me 17 maj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












