Lajme
Hapet panairi “Ditët e biznesit të vogël 2011”
Në hapjen e panairit “Ditët e biznesit të vogël 2011”, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme u vlerësuan si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, meqë përbëjnë 99 për qind të bizneseve të regjistruara në Kosovë.
Të pranishmit kanë vlerësuar se duhet kujdes më i mirë ndaj sektorit privat, të cilin e përbëjnë pjesa më e madhe e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se Qeveria e ka si top prioritet rritjen ekonomike në vend.
Sipas tij, kjo nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse duke e fuqizuar sektorin privat, ndërsa sektorin publik e quajti si mbështetës të ekonomisë në vend.
Ndërkaq kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Granit Berisha ka thënë se panairi është edhe një pikëtakim i ndërmarrjeve të ndryshme dhe të donatorëve, në mënyrë që të zhvillohen këto biznese.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, panairin e cilësoi si një mundësi të re për krijimin e raporteve të reja në mes bizneseve.
Ai ka thënë se nëse Kosova mendon të jetë pjesë e integrimeve evropiane, atëherë duhet të fillojë nga integrimi ekonomik i vendit.
Panairi “Ditët e biznesit të vogël 2011” organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme si dhe partnerëve të tjerë, si Oda Ekonomike e Kosovës, Trusti Pensional, dhe donatorë të tjerë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










