Gjuha
Hapet klasa e re shqipe në Herrliberg të Cyrihut
Të premten me datën 25 Shtator 2020 në Shkollën Herrliberg të Kantonit të Cyrihut u hap edhe një klasë e shkollës shqipe.
“Ky është lajm i gëzueshëm për fëmijët e këtij vendbanimi dhe fshatrat për rreth, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare.”, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, përcjell albinfo.ch.
“Në hapjen e shkollës shqipe përveç mësueses Lenditë Alidema – Kokollari morën pjesë, edhe prindërit si dhe vetë koordinatori i shkollave shqipe në Zvicër z. Vaxhid Sejdiu. Pas një prezantimi të shkurtër të mësueses Lenditë Alidema – Kokollari, dhe prezantimit të nxënësve filloi një bashkëbisedim me prindërit e kësaj ane të Liqenit të Cyrihut me qëllim që shkolla Shqipe në këtë vendbanim të organizohet sa më mirë.”, thuhet më tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch, dhe bëhet e ditur se nxënësit kanë pranuar edhe tekstet shkollore të cilat tekste u pranuan para disa ditës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, të dërguara nga ana e Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Mësimi në këtë klasë të shkollës shqipe zhvillohet çdo të premte, edhe atë nga grupi i parë nga ora 15:30-17:00 dhe grupi i dytë 17:00-18:30.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












