Shqipëria
Hapet edicioni i shtatë i ICT Awards, me panelin e përbërë nga fëmijë
Ditën e djeshme, pranë ambienteve të ARTURBINA u hap edicioni i 7-të i garës së mendjeve të ndritura në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, ambasadori i Kosovës në Tiranë z. Sylë Ukshini si dhe të ftuar nga bota e ICT, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile medias dhe ekspertëve të ndryshëm në teknologji.
Sfidës së ICT Awards mund ti bashkohet çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton apo punon. Si çdo vit, edhe këtë vit u prezantuan kategoritë e këtij edicioni që janë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, çmimi Gruaja ne ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit si dhe çmimi për Siguri Kibernetike.
Hapja e këtij edicioni kishte rezervuar surprizën siç ishte ai i një paneli me fëmijë nga 9 deri në 14 vjeç përbërë nga të gjitha shkollat dixhitale në Tiranë, si nga Instituti Harry Fultz, ICTSlab, Bonevet Tirana, Jcoders Tirana, Albanian ICT Academy dhe Smart Gigs ICT Academy me nxënësit: Megi Belba, Erik Haxhia, Iria Ushina, Endri Marsela, Sara Petollari dhe Klejdi Galushi, përcjell albinfo.ch
Megi Belba nga Harry Fultz tha se angazhimi i saj është e ardhmja jo vetëm për të por për të gjithë fëmijët e shekullit 21. Erik Haxhia tha se dëshironte të bëhej biznesmen si babai i tij ndërsa afeksioni i tij për teknologjinë mund ta ndryshojë jetën e tij. Ai ka ndërtuar një robot që e komandon me anë të një aplikacioni.
Iria Ushina është vetëm 9 vjeç dhe vjen nga ICTSlab ku ka mësuar shumë gjëra në robotikë. Jashtë kursit ajo vazhdonte të eksperimentonte me programe dhe uebsajte. Ajo ka zhvilluar lulediellin një robot që shkon pas dritës dritës. Duke përdorur sensorë që identifikojnë dritën, roboti rrotullohet nga burimi i dritës.
Përfaqësuesja e një prej sponsorëve tradicional të ICT Awards që nga edicioni i parë Raiffeisen Bank, Viola Smaja tha se “kompania jonë ka parë ndër vite talentin që ky aktivitet ka tërhequr dhe promovuar. Ne do të vazhdojmë të përkrahim aktivitete që na mbushin me optimizëm.”
“Është një emocion i veçantë në këtë edicion të 7 drejt Evropës, sepse kështu dua ta quaj këtë aktivitet,” tha nën kryetari i Bashkisë së Tiranë Andi Seferi.
Ndërsa Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini tha se “ky event është shembulli më i mirë sesi Tirana po shndërrohet në qendër graviteti për shqiptarët. Është një abetare e cila të mëson të flasësh në shekullin e 21.”
Mobiliteti i Vitit në edicionin e gjashtë të ICT Awards Julian Demeti; Finalisti në edicionin e gjashtë të ICT Awards Arianit Pajaziti; Sipërmarrësja e suksesshme dhe CEO e Style Lend Lona Alia dhe Ervis Trupja nga Linkedin Learning ndanë me audiencën eksperiencat e tyre të suksesit. Ata treguan se pas çdo suksesi fshihet një dështim prej të cilit kanë mësuar dhe nuk janë dorëzuar.
Historia e Ervis Trupjes fillon me një dështim siç e përshkruan me fjalët: “Karrierën e fillova si mësues matematike dhe vendosa të sfidoj veten me teknologjinë. Fillova si programues në Gjermani. Në kërkim të të ardhurave pasive vendosa të krijoj leksione për Linkedin Learning. Pasi u refuzova fillimisht përdora YouTube duke ofruar kurse falas dhe pasi arrita 5,000 abonentë riaplikova dhe i pari që më pranoi ishte Pluralsight e më pas edhe Linkedin.”
“Sugjerimi im për të rinjtë është të mos tërhiqen kurrë, përndryshe bota nuk do të njihej me idenë e tyre. Të gjithë platformat që përdorim sot janë si rezultat i mosdorëzimit të këtyre të rinjve,” tha ai
Edicioni i 7-të i ICT Awards është fryt i një pune disavjeçare të shtëpisë botuese ICTSmedia e cila si pjesë të misionit të saj pak muaj më parë inauguroi qendrën më të re të inovacionit në Tiranë, laboratorin multifunksional ICTSlab.
Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 150 prej tyre janë vlerësuar në detaje si dhe janë shpërblyer me çmime për kategoritë te caktuara.


E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












