Kultura
Hapet biblioteka shqipe në Nju Xhersi të SHBA-së
Në Qendrën Shqiptare-Amerkane në Riverdale të Nju Xhersit, dje datë 14 shtator 2019, u inaugurua Biblioteka e librit shqip e kësaj qendre, ku mori pjesë edhe një grup antarësh të kryesisë së shoqatës tonë Bijtë e Shqipes. Në emer të shoqatës zotërinjtë Llazar Vero, Sadik Elshani, Tajar Domi, Vlashi Fili dërguan rreth 50 tituj librash për të ndihmuar në ngritjen e fondit të kësaj biblioteke. Në përbërje të këtij grupi ishte edhe z. Dritan Matraku zv. kryetar i shoqatës,i cili përshendeti dhe vlerësoi këtë ngjarje para të pranishmëve si mjaft të rëndësishme për komunitetin.
Veprimtaria u hap nga kryetari i Qendrës z. Burim Zuta, i cili pasi uroj mirëseardhjen për të pranishmit, shkurtimisht informoi ata për punen e bërë në këto dy vitet e fundit për restaurimin e kësaj Qendre me një hapësirë tteth 60 mijë square feet, e cila do të përdoret për nevoja të ndryshme si shkollë shqipe, qendër sportive, aktivitetesh kulturore, faltore, bisnesi, etj.
Në fjalen e tij Dr. Bexhet Asani, vuri në dukje rëndësine e madhe të librit shqip për diasporen, detyrimin për tu siguruar fëmijve tanë mësimin e gjuhës shqipe me qëllim evitimin e asimilimit në botën e vrulleshme amerikane.
Ambasadorja e Kosovës për Nju Jorkun, unë. Teuta Sahatciu, falenderoi drejtuesit e kësaj Qendre për këtë punë të madhe që po bëjnë, duke premtuar ndihmë të vazhdueshme e qendrim më afër në komunitet, ndërsa kishte sjellë me vete një numër të konsiderueshem librash për biblioteken.
Me interes u priten përshendetjet e përfaqësuesve fetar të pranishëm në këtë ngjarje, të cilët bënë thirrje për shtimin e numrit të nxënësve në shkollen shqipe, pasi vetëm kështu në forcojmë ndjenjat e atdhetarisë dhe i japim emer e forcë zërit të shqiptareve në Amerikë.
Zoti Marco Marko Kepi, kryetar i “Rrënjet Shqiptare”, kandidat për parlamentin e Nju Jorkut, kërkoi mbështetje gjatë fushatës duke shpresuar në një fitore të mundëshme të tij në këto zgjedhje. Edhe Shoqata Bijtë e Shqipes, bën thirrje bashkatdhetarëve tanë që të punojnë që ky djalë i ri, i ditur e atdhetar i flaktë të ngjitet në shkallët e tij të karrierës, duke i dhënë emer jo vetëm vetes por edhe diaspores e vendlindjes së tij, Shqipërisë.
Haxhi Dauti, Dash Miftari dhe disa të tjerë të pranishëm, gjithashtu përshendetën në emer të organizatave të tyre.
Në një bisedë që pata me një nga të pranishmit u informova se kjo Qendër ishte blerë nga komunitet Strugan kryesisht me një vlerë 2,2 milion dollar, me kontributin e cdo familje. Ai shpjegoi se grupi organizator i mbledhjes së fondeve caktoi një shumë prej $3000 për familje, ku shumica e tyre u përgjigjen ndërsa nga disa ky kontribut ishte edhe me i madh, pati dy persona që ndihmuan me nga 100 mijë dollar.
Eshte pak për t’ju thënë u lumtë!
Pas nje kokteji të pergatitur nga vendasit, u larguam nga kjo Qendër duke marrë me vete vlëresimin për punën e bërë nga bashkatdhetarët tanë atje si dhe mundësitë e pafundme që ky ambjent të vihet në dispozicion të nevojave të tyre, në radhë të parë për shkollë shqipe.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












