Kosova
Hapet aplikimi për Kampet Verore Virtuale nga BONEVET
Aplikimi ka filluar dhe mbetet i hapur gjatë tërë kohës, për kampet verore që fillojnë nga 13 korriku, 2020 e deri më 21 gusht, 2020
Si çdo herë, edhe ketë verë BONEVET po organizon Kampet Verore 2020, kësaj herë në formë virtuale. Kampet Verore Virtuale ofrohen falas dhe kanë për qëllim që fëmijëve t’u ofrojnë një javë të mbushur me aktivitete argëtuese dhe edukuese dhe përmes të cilave fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, të krijojnë punimë shumëngjyrëshe dhe lojëra, të mësojnë diçka të re dhe të lidhin shoqëri të reja me moshatarët e tyre nga e gjithë Kosova dhe diaspora.
Aplikimi ka filluar dhe mbetet i hapur gjatë tërë kohës, për kampet verore që fillojnë nga 13 korriku, 2020 e deri më 21 gusht, 2020. Të gjithë të interesuarit nga mosha 6 – 13 vjeç do të kenë mundësi t’u bashkëngjiten kampeve të organizuara nga tre qendrat e BONEVET duke aplikuar online në faqen tonë www.bonevet.org (https://www.bonevet.org/forma-e-aplikimit-per-kampe-verore/)
Janë gjithsej gjashtë kampe të ndryshme që do të ofrohen dy herë në ditë, për çdo javë: Mision në Hapësirë, Shkencëtarët e Vegjël, Thuaje me Muzikë, Supernjeriu (ndërtimi i trupit të njeriut), Java e Matematikës, dhe Artistët e Vegjël.
Nga ndjekja e kampeve verore virtuale fëmijët do të përfitojnë shkathtësi të ndryshme, dhe çka është më e rëndësishmja, do të kalojnë kohë të mirë me BONEVET dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











