CH-Ballkani
Hapen dyqanet e para të rrobave “Switcher” në Kosovë
“Switcher” është markë shumë e njohur zvicerane e rrobave. Kompania zvicerane e tekstilit për shkak të problemeve financiare kishte shpallur falimentimin në gusht 2016, ndërsa produktet e saj ishin blerë në një ankand muaj më parë nga afaristi kosovar në Bazel, Rexhep Berisha.
Lajmi për falimentimin e “Switcher” i kishte zhgënjyer shumë dashamirët e kësaj marke rrobash bio zvicerane.
Për shkak të namit të madh që kishte “Switcher”, ankandi kishte bërë bujë në mediat zvicerane, derisa kishte fituar Rexhep Berisha në mesin e rreth tridhjetë ofertuesve.
Berisha tashmë ka transportuar rrobat e “Switcher” në vendin e tij të lindjes, derisa ka hapur dyqanet e para që mbajnë emrin “Switcher Kosova”.
“Pas shumë peripecive si në logjistikë, po edhe në gjetjen e vendeve adekuate për hapjen e dyqaneve të rrobave, ne kemi arritur të ofrojmë për qytetarët e Kosovës rroba me brend dhe cilësore me çmime shumë të lira”, tha për albinfo.ch Rexhep Berisha, i cili po qëndron për disa ditë në Kosovë.
Ai thotë se jo vetëm që ka mundësuar që rrobat “Switcher” të përfundojnë në Kosovë, por në të njëjtën kohë ka krijuar me dhjetëra vende pune.
Pronari i firmës “R.B. Import& Export” dhe i restorantit “Sängerstübli” planifikon të hapë dyqane rrobash “Switscher” në të gjitha qytetet e Kosovës.
Tashmë realitet janë bërë dyqanet në Pejë dhe Prishtinë. Një studente sapo kishte blerë produktet e “Switcher” dhe ishte impresionuar me dallimin e cilësisë së veshjeve të këtushme me ato zvicerane.
Kompania zvicerane “Switcher” ishte themeluar në vitin 1981 nga studenti Robin Cornelius, ndërsa më vonë kishte bërë partneritet me vendet e prodhimit në Kinë, Indi dhe Portugali dhe kishte shitur nëpërmjet një rrjeti prej rreth 450 shitoresh në tërë botën.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















