Lajme
Hapen dyert e bunkerit anti-bërthamor “Bunk’Art”
Në hapjen e këtij bunkeri që u shndërrua në muze, kryeministri Edi Rama premtoi zbardhjen e dosjeve të komunizmit. Ai tha se ka ardhur koha që të hapen “varret” e atij regjimi
Dy dekada pas rënies së komunizmit, autoritetet shqiptare kanë hapur për publikun, njërin nga misteret e atij regjimi, bunkerin anti-bërthamor “Bunk’Art” i ndërtuar në Tiranë. Në hapjen e këtij muzeu nëntokësor, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili po ashtu premtoi zbardhjen e dosjeve të komunizmit.
Bunkeri pesëkatësh me përmasa gjigante dhe shumë modern për kohën, u ndërtua në vitin 1974, ndërsa ishte mbajtur i mbyllur për më shumë se 20 vjet të demokracisë. Ai ishte ndërtuar nga ish regjimi i Enver Hoxhës, për t’i shpëtuar ndonjë sulmi eventual bërthamor.
Tuneli që ndodhet në periferi të Tiranes është kompozuar në formën e një muzeu, i cili do të qëndrojë i hapur deri në fund të dhjetorit dhe çdokush mund të shkojë ta vizitojë për të shuar kureshtjen. Në këtë objekt nëntokësor, siç thuhet gërshetohen dy periudhat më të diskutuara të historisë shqiptare, Luftës së Dytë Botërore dhe regjimi komunist.
Dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale i hapi kryeministri Rama, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro të shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu dhe ai italian Masimo Gajani.
Ndryshe gjatë hapjes së këtij muzeu, Rama tha se se do të hapen të gjitha ato dosje të regjimit komunist.
Në atë periudhë thuhet se shumë njerëz, në mënyrë vullnetare, të detyruar ose jo, apo të përfshirë nga rrethanat e një sistemi diktatorial, i kanë shërbyer organeve si Sigurimi i Shtetit duke dhënë e shkëmbyer informacione nga më të ndryshmet për njerëz të ndryshëm.
“Ne do t’i hapim të gjitha këto varre të kujtesës. Këto që janë në formë dosjesh, për t’i dhënë mundësi vajzave dhe djemve të gjeneratës tjetër që të kuptojnë se nga vijnë prindërit, nga vijnë gjyshërit, nga vjen vendi i tyre”, deklaroi mes tjerash kryeministri Rama.
Ai tha se ato dosje t’i nxjerrin vetë të rinjtë, jo nëpërmjet imponimeve të historisë së shkruar nga politikanët apo të politikanëve që i japin të drejtën vetes të bëjnë edhe histori…
“Ne jemi këtu për të çelur në fazë të re, raportesh me të shkuarën, por jo për të rishkruar historinë, por për ta ekspozuar të shkuarën në të gjitha format që e disponojmë, si një mundësi për t’i vendosur përpara syve, gjeneratave të reja, por edhe të gjithë të tjerëve, dëshmitë e saj”, tha ai.
Rama tha se ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, është vazhdimësia e të njëjtës shkollë, “e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin”.
“Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për të rishkruar historinë, por për ta ekspozuar të shkuarën në gjitha format që e disponojmë, si një mundësi për t’i vendosur përpara syve të gjeneratave të reja, në radhë të parë, por edhe të gjithë të tjerëve, dëshmitë e saj, skutat e saj, imazhet e saj, dokumentet e saj”, tha ai.
Ndryshe, siç raporton NOA, shumë analistë në Shqipëri janë shprehur se hapja e dosjeve të ish regjimit komunist, do të trazonte shumë, jo vetëm politikën, por në tërësi shoqërinë shqiptare. Kjo sepse, shumë njerëz gjatë asaj periudhe, u detyruan të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










